Gjakova, jo vetëm që njihej për numrin e madh të pëllumbmbajtësëve që kishte, por po ashtu për llojet autoktone te cilat këta pëllumbmbajtës rrisnin dhe mbarështonin. Disa ndër llojet të cilët gjakovarët mbanin, që ishin me ngjyrë kryesisht të bardhë ishin: kryemusmët, musanët, bardhoshët, dhe po ashtu ata të ngjyrës kryesisht të zezë korbët dhe sharkanët (edhe pse në numër më të vogël se të bardhët). Këtë lloj mendohet se Gjakovarët (bejliret, Shehëlerët etj.) filluan t’i mbanin në shtëpitë e tyre më së paku që prej viteve të 1900’ta.
Të gjithë këto lloje të pëllumbave të lartëpërmendura kishin (dhe kanë) këto karakteristika: ishin lartë fluturues, shumë këngëtarë, kishin madhësi të madhe të trupit, kokës dhe këmbëve, kurse kishin sqepin e vogël.
Lloji që dominonte dhe kishte karakteristika të veçanta, ishte dhe është pjesë e pëllumbave me ngjyrë të bardhë, i njohur si Kryemusmi. Ky lloj i veçantë ishte përzierje e dy lloje ngjyrash të Pëllumbave (Musan dhe Bardhosh-femer, apo edhe anasjelltas Gercinë-femer, qe ka kuptimin me ngjyrë hiri dhe Bardhoshë-mashkull). Bardhoshët ishin të bardhë dhe musanët ishin të musëm (ngjyre hiri), prandaj dhe erdhi emri kryemusëm, pëllumb i ngjyrës së bardhë, por me kokë ngjyrë hiri. Mirëpo ky lloj i pëllumbave ka laramani në pamje të ngjyrës së hirtë mbi trupin e secilit pëllumb të bardhë, që e bën çdo pëlllumb unik dhe atraktiv. Prej kësaj rrjedhojnë dhe llojet e njohur si: kryemusëm me gob musëm, kryemusëm me gob bardhë, kryemusëm me qafë të musëm, kryemusëm topali, kryemusëm murrov me shumë topa, kryemusëm me flatër të zezë në krah, dhe në masë më të vogël kryemusëm me bishtë të zi etj.
Mirëpo, ndër mesin e këtyre pëllumbave kryemusëm, mbaheshin edhe nga dy çifte pëllumba të zinj (korb e sharkë, dhe sharkan e korbinë). Sharkani dhe korbi kishin karakteristikë, ngjyren e theksuar dhe energjinë e madhe. Sharkanët dallonin nga korbët për arsye se nuk ishin plotësisht të zinjë, por kishin pika të bardha në gjoks.
Ndër të parët që njiheshin të kishin mbajtur këtë lloj të pëllumbave ishin këta emra të cekur më poshtë, bashkangjitur me detaje shtesë, si për shembull data e lindjes apo dhe ndonjë nofkë.
1.Ymer Riza 10/03/1885, 2. Shaib Vula, 3. Bedri Dula, 4. Ibrahim (Sejda) Brovina, 5. Dan Kobura, 6. Sherif Lluhani, 7. Shaip Pula, 8. Dan (Dini) Nikoliqi, 9. Mullaxhela.., Ali Muhaxhri, 10. Haki Qehaja, 11. Zhivka (Cula), 12. Kapllan Rudi, 13. Hysen (Capi) Rudi, 14. Sheh Dyli, 15. Sokol Xharra, 16. Agim Nikoliqi, 17. Nexhat Haraqija, 18. Xhafer Shala, 19. Fatlik Vula, 20. Muharrem Gashi, 21. Luftfi Qehaja, 22. Kapllan..., 23. Lulzim vula, 24. Talib Boshnjaku, 25. Palush Nokaj, 26. Fahri Dana, 27. Gëzim Xhiha, 28. Faik Gola, 29. Kujtim Bala, 30. Xhestim Lota, 31. Fahredin Lota, 32. Xhevat Kumanova, 33. Tahri Lota, 34.Skender Kumanova.
Duke mos mënjanuar mundësinë që të ketë pasur edhe të tjerë para këtyre emrave te lartpërmendur, këta janë ndër të parët deri në tre gjenerata që kam arritur të mbledhi informatë deri më tani. Kurse neve brezi i moshës së mesme jemi shumë.