kuti i drenices

    Content Image

    Kosova si areal Kulturor në vehte ka një taban të pasur sa i perketë vlerave kulturore dhe jo vetëm, andaj si të pandashme duhet të jenë edhe vlerat natyrore, faunore që ruan një popull e në këtë rastë kur flasim për racën e një pellumbi autokton I kultivuar në treven e Drenicës, Mitrovicës me rrethinë, të njohur me emrin Kuti i Drenicës, apo nga vendasit Kutat tonë.
    Saktësisht se kur daton kjo racë nuk kemi të dhëna, por në memorien e popullit si racë ka zënë vend qysh herët, andaj edhe emri i tij lidhet me këngët Popullore.
    Gjatë hulumtimit në terren kemi hasur kultivus të kësaj race siq ishte Sejdi Franca e që me moshë ishte 80 vjeqar nga Fshati Terstenik i Komunës së Drenasit, ku pa hezitim na shpjegonte se fjala “KUT” kishte domëthënjen e një kutie të vogël në form të barabartë siq ishte kutia e unazës. Madje Sejdiu na racitonte vargje të këngve popullore që lidheshin me vajzat e bukura që kishin Gojen e vogël, apo njiheshin edhe si -Gojë Kuti”- “. Gojën e Vogël si Kuti, e atakon shpeshë herë në këngët folkloristike, ku kendohej një vajze me goj të vogël, andaj edhe raca e Pellumbit të Kutit ka një sqep të vogël në form kutie.
    Gjatë bisedave me merakli të pëllumbave si emrat më të njohur të kësaj race të shek.XX ishin: Sejdi Franca, Azem Franca fshati Terstenik, Hajrush Bucolli I njohur si “Hajrush Kuti” fshati Paklek, Rexhep Hasi-Mullixhiu Gllogovc, Ramadan Haliti Gllogovc, Halil Brahimi fshati Lubavec, Muharrem Jah Hajdini nga fshati Klinë e Poshtme, Tahri Rifat Berisha, Isuf Jahri Berisha nga fshati Vasilevë e Gllogovcit, Isë Brahimi Lubavec, Nexhat e Sefedin Mehmeti fshati Lubavec, Behxhet Veliu fshati Polac, Ymer Hajdini Klinë e ulët, Emin Mecini Klinë e Skenderajt. Hamdi Bajraktari Gllogovc, Ali Hasi Gllogovc, Ahmat Elezi Gllogovc.
    Po thuajse secili fshat i këtyre anëve kishte disa merakli të kësaj race, shpresoim se pas aprovimit të kërkesë sonë për mbrojtjen e kesaj race sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës do ta kemi një angazhim më të madh në lidhje me hulumtimin e kultivuesve tjerë të cilët ishin të shumtë në numër.
    Duhet cekur se lufta e fundit për veq dëmeve të mëdha që shkaktoi në njërz po ashtu ajo dëmtoi në masë të madhe edhe kulturën faunore e që në rastin e kësaj race të Pellumbit mund të themi se kishte misione të veqanta nga ushtria e Serbisë për të grumbulluar pellumba të Kosovës e që në të ardhmen ti prezentoin si raca të tyre autoktone.
    Fatmirësisht me shumë vështërsi kemi arrit ti sigurojm disa fotografi të vjetra ku përmes të cilave do të tregohet kronologjia e kesaj race, e cila për nje kohë të gjatë nuk ka ndryshuar deri në ditët e sotme, natyrisht duke ju falenderuar mbarshtuesve fanatik të këtyre aneve.

    Origjina: Kuti i Drenicës është racë e vjetër e mbarështuar dhe e ruajtur kryesisht në fshatrat e Drenicës dhe Mitrovicës me rrethinë. Posaçërisht nga drenicasit ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i dëshirueshëm si pëllumb për nga bukuria, eleganca dhe aktivitetin e tij që e bëjnë gjatë daljes në hapësirë.
    Përshtypjet e pergjithëshme: Në shumicën e kohës është aktiv në këndim dhe e ndjen vehten krenar. Madje këndimi i tij shkon bashkarisht edhe me të perplasurat e kraheve, ku në t’shumtën e rasteve shkon në distanca deri 100 metra larg kafezit, në këtë loj e shoqëron edhe femra ku perplasjet e krahëve janë si të mashkullit. Kuti si Pëllumb është shumë inteligjent.
    ⦁ Sqepi: I shkurtë, i gjerë dhe i trashë, formon një lidhje me ballin, madhësia e tij duhet të jetë nga 6mm deri 8 mm.
    ⦁ Koka: E gjerë në formë ovale që shkon në proporcion me pjesët tjera të trupit.
    ⦁ Balli është i gjërë ku gjerësia tij është 1.8cm-2.6 cm.
    ⦁ Trupi: Ka një trup elegant me qafë mesatarisht të trashë pak të lakuar, me gjoks të gjerë dhe këmbë të shkurtra. Gjatësia e trupit nga fillimi i krahut deri tek fundi i bishtit është 27-30 cm.
    ⦁ Sytë: të mëdhenj me rrathë të bardhë të shtrirë, ngjyra e syve për brenda duhet të jetë sa më e bardhë dhe bebëza e syrit është një pike e zezë.
    ⦁ Këmbët: Duhet të jenë sa më të shkurtra me ngjyrë të kuqe, lartësia e këmbeve është nga 1.7-2.3 cm.
    ⦁ Gjoksi: duhet të jetë i gjerë dhe i hedhën para, me një ecje që e bën të dukshme si pëllumb krenarë. Gjerësia e gjoksit duhet të jetë nga 7 – 9 cm.
    ⦁ Krahët: duhet të jenë të palosur mirë për trupi dhe gjithë herë duhet të jenë mbi bisht.
    ⦁ Bishti: numëron 12 penda, ato janë pak të gjera dhe kjo mund të vërehet edhe gjatë përplasjes se krahëve në fluturim sepse fokus të veqantë zë bishti.
    ⦁ Ngjyra: Raca e Kutit të Drenicës i pranon të gjitha nuancat e ngjyrave nga ajo e Bardha deri tek e zeza. Kemi raste kur kemi pëllumba me ngjyrë të bardhë dhe sy të bardhë çka edhe mund të jetë karakteristikë e kësaj race.

    Përshtypjet e pergjithëshme: Në shumicën e kohës është aktiv në këndim dhe e ndjen vehten krenar. Madje këndimi i tij shkon bashkarisht edhe me të perplasurat e kraheve, ku në t’shumtën e rasteve shkon në distanca deri 100 metra larg kafezit, në këtë loj e shoqëron edhe femra ku perplasjet e krahëve janë si të mashkullit. Kuti si Pëllumb është shumë inteligjent, ai mund të mbaj mend kafazin ku është rritur edhe nëse dërgohet të ndonjë pronar tjetër dhe pas një kohe prej 1-2 viteve mund të kthehet në vendin ku është rritur. Në kohët më të vjetra kur pëllumbat ishin të lirë tër ditën jashtë kafezit, ata fluturonin me orë të tëra.

     

    The standard of the autochthonous breed of pigeon "Kuti" of Drenica
    Origin and General impressions: Pigeon of Drenica "Kuti" is an old breed bred and preserved mainly in the villages of Drenica region, in the town of Mitrovica and the surrounding areas. Especially in Drenica this breed continues to be very commanded and adored as a pigeon in terms of its beauty, elegance, agility and performance.
    This breed is very proud and active when singing followed by the flapping of the wings. Usually, the wings flapping continues for up to 100 meters away distance. In this game the male pigeon is accompanied by the partner which also does wings flapping just the same. The breed of “Kuti” is very intelligent with excellent homing skills.
    Beak: Short, wide and thick, forms a line with the forehead, beak size 6-8mm.
    Head: Wide, oval shape in proportion to the body, with a wide forehead.
    Body: An elegant body with medium thick neck, slightly curved, wide chest and short legs. Body size of 27-30cm.
    Eyes: Large with flat white circles, the white color notes of the eyes contrast to the black pupil.
    Legs: Short legs, in red color.
    Chest: Wide, leaning forward chest giving the impression of a proud pigeon.
    Wings: Fitted close to the body, laying above the tail.
    Tail: Has 12 wide feathers, which are noticed in flight when flapping the wings.
    Colors: Pigeon of Drenica "Kuti" has all shades of colors from white to black. There are also cases of white pigeons with white eyes. Characteristic colors of the breed are black and reddish.